E Diel, 1 Nëntor 2026

"Maqedonia nuk ka ende asnjë shans për zonën Shengen"

Nuk duhen injoruar disa aspekte teper të rendesishme në lidhje me marredheniet e Maqedonise me Shqiperine. Ajo që bie në sy, është se Maqedonia kerkon Shengenin të cilen ne shqiptaret nuk e arrijme dot. Serbia, Bosnja, Mal i Zi, Kroacia janë shume me afer Shengenit megjithese nuk kanë nenshkruar akoma Marreveshjen e Asociim-Stabilizimit (perveç Kroacise). Dy argumente teper të rendesishem janë: E para, faktori shqiptar në Maqedoni dhe, e dyta, perkrahja që ne i kemi dhene Maqedonise në kushtet e një izolimi nga ana e Greqise (qe nuk e njeh si shtet), si edhe Bullgarise (qe njeh si shtet, por jo si komb maqedonas). Perveç ketyre çeshtja e Kosoves luan akoma një rol shume të rendesishem, pasi në keto momente Serbia kercenon një embargo të ciles Maqedonia po i kontribuon. Nese do të ishte vertetë kerkesa e Brukselit, atehere do të duhet të ndiqte të njejtin regjim vizash me të gjithe shtetet dhe jo vetem me Shqiperine, ashu siç e beri Bullgaria në 2007. Maqedonia akoma ka problemet e pazgjidhura persa i perket konfliktit të 2001 dhe askush nuk ka pare perparime thelbesore që do t'i jepnin asaj të drejte të fuste regjim vizash për në zonat e Shengenit. Me respekt, Endri

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›