"Kleçka" seanca e radhës më 4 shtator

(E plotësuar) - Ka përfunduar séance në rastin “Kleçka”, seanca e radhës do të mbahet ditën e mërkurë. Kështu ka vendosur Truoi Gjykues në rastin Kleçka
“Përfundoi gjykimi, seanca e radhës do të mbahet ditën e mëkurë. Kryetari ka aprovuar kërkesën e prokurorit Maurisio Salustro për një ditë shtesë, me qëllim që siç ka thënë ai për përgatitjen përfundimtare”, ka thënë Gashi për Indeksonline.
Ndërkohë që pritet që Trupi Gjykues të marrë vendim për ndërrimin e vendbanimit të Fatmir Limajt, kjo pasi që ai ndodhej në paraburgim në Malishevë.Limaj ka kërkuar që të vijë dhe ta vazhdojë paraburgimin në Prishtinë.
----
Trupi gjykues I Gjykatës së Apelit ka përfunduar leximin e raporteve të ekspertëve britanikë lidhur me analizimin e gjendjes psikike të të ndjerit Agim Zogaj, i njohur si dëshmitari “X”. Me ç'rast edhe është konstatuar se Dëshimtari X është shtirur se vuan nga një çrregullim psikik,
Prokurori i rastit Mauricio Salustro ka kërkuar kohë shtesë, por kjo nuk i është lejuar.
Tomë Gashi, avokat mbrojtës I Fatmir Limajt, ka theksuar se në bazë të provave pret që Fatmir Limaj dhe bashkëluftëtarët e tij të shpallen të pafajshëm dhe të lirohen.
“Është indikative që prokurori kërkon kohë shtesë dhe është duke reaguar me nervozizëm ngase është e qartë se në bazë të provave Fatmir Limaj dhe bashkëluftëtarët e tij do të lirohen”, ka theksuar Gashi për Indeksonline.
“Palëve ju mbetet që nesër brenda ditës të japing fjalën përfundimtare dhe të përfundoj ky gjykim. Prokurori I rastit I cili është duke parë se është duke humbur rastin ka kërkuar kohë shtesë duke tentuar ta prolongojë këtë process, dhe kjo nuk i është lejuar, duke pasur kohë se ka pasur kohë të mjaftueshme për përgatitjen e rastit dhe paraprakisht është njoftuar se në shtator do të përfundoj ky rast”, ka thënë Gashi.
Vitin e kaluar Gjykata e Qarkut në Prishtinë, tani e Apelit, kishte shpallur të pafajshëm të gjithë të akuzuarit për rastin “Kleçka”. Po të njëjtin vit Gjykata Supreme kishte marrë vendim ta kthejë komplet në rigjykim rastin “Kleçka”.
Përveç Limajt, në rastin “Kleçka” janë të përfshirë edhe: Arben, Naser e Nexhmi Krasniqi, Behlul Limaj, Refki Mazreku, Naser, Sabit e Shaban Shala si dhe Besim Shurdhaj. Vitin e kaluar Gjykata e Qarkut në Prishtinë, tani e Apelit, kishte shpallur të pafajshëm të gjithë të akuzuarit për rastin “Kleçka”. Po të njëjtin vit Gjykata Supreme kishte marrë vendim ta kthejë komplet në rigjykim rastin “Kleçka./Indeksonline/