Sot afati i fundit për regjistrim në Universitete!

Gjithashtu, MASH i bën thirrje të gjithë të interesuarve të shfrytëzojnë ditën e sotme, si mundësia e fundit për të fituar të drejtën e vazhdimit të studimeve në arsimin e lartë. Nëpërmjet një konference për shtyp, drejtoresha e Përgjithshme e Arsimit të Lartë Publik dhe Privat, Edlira Late ka rikujtuar se regjistrimi online vazhdon deri në orën 24:00 të ditës së sotme.
"Ju bëj me dije se po vazhdon me sukses regjistrimi online, nëpërmjet portalit të regjistrimit të fituesve për t'u pranuar në Ciklin e Parë me kohë të plotë në IAL-të publike në vitin akademik 2012-2013. Deri në orën 11:00, të ditës së sotme (dje), kanë kryer regjistrimin online, rreth 20 mijë maturantë fitues, që do të pranohen në IAL-të Publike të arsimit lartë. Regjist-rimi online vazhdon deri në datën 23 shtator 2012, ora 24:00 ",- u shpreh Late për “Gazetën Shqiptare”.
Të gjithë maturantët që nuk kanë kryer regjistrimin online në dy opsionet përkatëse: konfirmoj regjistrimin përfundimtar në preferencën e fituar ose dëshiroj të kaloj në një preferencë më të lartë, nuk do të jenë pjesë e listës përfundimtare të fituesve.
MASH sqaron edhe një herë se, të gjithë kandidatët që nuk e kryejnë regjistrimin online do të dalin nga sistemi dhe nuk do të kenë mundësi të vijojnë studimet në universitetet publike për vitin akademik 2012-2013. Regjistrimi online i fituesve të universiteteve është një risi e këtij viti akademik. Kjo do të thotë se ata mund të regjistrohen me anë të një kompjuteri që ka internet pa patur nevojën të shkojnë pranë sekretarive të universiteteve.
Gjithashtu, ky lloj regjistrimi i ofron mundësinë një studenti fitues në fazën paraprake në njërën nga preferencat e zgjedhura me anë të formularit A2, të regjistrohet përfundimisht në atë program. Këtë ai mund ta realizojë gjatë aplikimit online duke klikuar mbi "Konfirmoj regjistrimin përfundimtar në preferencën e fituar". Për të aplikuar online është e nevojshme një adresë e-mail, pasi në këtë adresë, studentit i shkojnë username dhe password me të cilat ai mund të futet në system. Në këtë adresë e-maili atij i shkojnë edhe mesazhet për zgjedhjen e statusit të regjistrimit "i përkohshëm" apo "përfundimtar". Sipas udhëzimit të ministrit të Arsimit dhe Shkencës, Myqerem Tafaj, pas regjistrimit online, fituesit do të mund të dorëzojnë dokumentacionin e nevojshëm javën e parë të fillimit të vitit akademik 2012-2013. Të gjithë të regjistruarit do të paraqiten pranë sekretarive të fakulteteve ku janë shpallur fitues ku edhe do të bëjnë dorëzimin e nevojshëm.
2012-09-23 08:06