"Legalizimi i ndërtimeve pa leje përfundon brenda 2013-ës"

Kollozi tha se po punohet me ritme të shtuara, me qëllim përmbylljen sa më parë të procesit. “Qëllimi i agjencisë në këtë kohë është lëshimi i rreth 2500 lejeve të legalizmit për çdo javë. Aktualisht janë në total 270 mijë vetëdeklarime në rang vendi, të cilat janë studiuar e përzgjedhur sipas ligjit”, tha ai.
Kreu i ALUIZN-it theksoi gjithashtu se Agjencia është duke punuar me ritme maksimale, ndërsa janë marrë masa për lëshimin e faturave të legalizimit brenda dy ditëve. Ai u bëri thirrje të gjithë ndërtuesve informalë të bëjnë pagesën e faturës financiare me qëllim që të përfitojnë ligjërimin e ndërtimit të tyre brenda 48 orësh.
Në këtë mënyrë, Drejtoria e Përgjithshme e Legalizimeve paralajmëron se për ata që nuk plotësojnë të gjitha hapat e procesit brenda 2013-ës, nuk do të ketë më shtyrje afati dhe nuk do të kenë mundësi të ligjërojnë ndërtimet e tyre.
Sa i takon objekteve të cilat janë ndërtuar pas daljes së ligjit për legalizimin, që është viti 2006, Kollozi shprehet se këto ndërtime janë objekt i ligjit, mbi të cilin funksionon Inspektorati Kombëtar i Ndërtimit./Start/
2012-07-02 12:44