E Shtunë, 31 Tetor 2026

Berisha: Takohem me Ramën për Reformën Zgjedhore

Tiranë- Kryeministri dhe njëherësh kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka cilësuar të papranueshëm sulmin ndaj kryetarit të KQZ-së Arben Ristani, ndërkohë që është shprehur i gatshëm për një takim kokë më kokë më Ramën, për Reformën Zgjedhore.

Në mbledhjen e sotme të grupit parlamentar të Partisë Demokratike, Berisha theksoi se maxhoranca ka shprehur vendoshmërinë në përmbylljen e reformës zgjedhore, duke pranuar çdo iniciative dhe propozim të opozitës, ndërkohë që ka akuzuar këtë të fundit se po merret thjesht me prerje kokash jo me ligje.

Përballemi më një fenomen unik që këtu nuk kërkohet ligji por kërkohen kokat në tepsi. Në çdo rast kryetari i PS, sulmon dhe demunizon në mënyrën më të prapranueshme kryetarin e KQZ-së Arben Ristanin. N.q.s merrni sulmet që Rama i ka bërë Ristanit, me ato që i ka bërë Bashës, ju siguroj që ato të Ristanit janë disa herë më të mëdha se të Bashës- ka deklaruar Berisha.

Sipas tij, nuk është normale të bëhet editorial dhe ciu ciu çdo tre ditë vetëm për KQZ dhe për kryetarin e tij. Berisha ka ftuar edhe njëherë opozitën të bashkëpunojë për të përmbylluar në kohë reformën zgjedhore ndërkohë që është shprehur i hapur për një takim më liderin e opozitës.

Unë jam i gatshëm ta takoj Zotin Rama nqs, ka edhe dyshimin më të vogël të qëndrimi i sinqertë i yni dhe vendoshshmëria jonë për ta zgjidhur problemin e reformës zgjehdore, por nuk na shkon ne që të merremi me sulmin personale ndaj zyrtarëve të administratës së zgjedhjeve- ka thënë ai.

Kryeministri ka përshendetur gjtihashtu edhe vendimin e Gjykatës së Lartë të Drejtësisë, që vendos sot për heqjen e  mbikqyrjes së pavarësisë së Kosovës, duke konsideruar këtë një datë historike dhe shprehje të besimit për progresin e madh që ka bërë shteti i Kosovës.

Berisha nuk i ka shpëtuar dot etheve dhe emocionit të finales së mbrëmshme të Evropianit 2012, duke nisur më këtë temë fjalën e tij në mbledhje. Ai e ka konsideruar ndeshjen si më të mirën e të gjitha kohërave, ku u përballën mbrojtja më e mirë me sulmin më të mirë. Ndërkohë që është shprehur se ai është gjithmonë më ato që fitojnë, duke ironizuar më pas Ramën se që në momentin që dëgjoi që kreu i opozitës është më Italinë, ai e kuptoi rezultatin.

Matilda Alku/IDEA/

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›