E Diel, 1 Nëntor 2026

Berisha, gati të takohet me Ramën për reformën zgjedhore

Teksa akuzoi të majtët se nuk duan përfundimin e reformës zgjedhore brenda afatit kohor, - “nuk duan ligje por koka të prera” -, Berisha shprehu dëshirën e tij për përmbylljen sa më parë të jetë e mundur të kësaj reforme.

“Vazhdojnë kontaktet midis palëve, uroj që ky proces të përfundojë në datën e caktuar, por dëshiroj të informoj qytetarët se gjatë 5 muajve punë intensive që ka bërë komisioni i reformës zgjedhore, pala jonë në këtë komision i ka njohur, ka pranuar e respektuar iniciativën e propozimit të opozitës, kërkesë kjo që në fillim e opozitës. Shpresojmë që palët të arrijnë në përfundimin sa më të shpejtë, brenda afatit dhe votimin e saj në Parlament. Unë e garantoj PS-në se ne kemi vullnet të plotë ta finalizojmë këtë reformë në përputhje me direktivat e ODIHR. Por, përballemi me një fenomen të veçantë, është unik, këta s’kërkojnë ligjin, por kokat në tepsi”.

Më tej kryeministri tha se “në çdo rast, kreu i Partisë Socialiste sulmon dhe demonizon në mënyrë të papranueshme kreun e KQZ-së. Nëse merrni sulmet që i bën ai Ristanit e Bashës, ju garantoj se ato të Ristanit janë më të mëdha. Nuk i bindi Ristani qytetarët e Tiranës, ishte Lulzim Basha. I them zotit. Rama mos u merr me koka, por me ligje. Ristani, është një nga personalitetet më të shquara dhe ekuilibruara të vendit”.

Berisha tha se “Jam i gatshëm ta takoj për reformën, nëse ka dyshimin më të vogël tek qëndrimi i sinqertë i yni dhe tek vendosmëria për ta zgjidhur problemin, nuk na shkon të merremi me sulme personale”.

                                                                                             2012-07-02 14:10
   

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›