E Shtunë, 31 Tetor 2026

"Luftë" lojrave të fatit në Tiranë e rrethe

Aksioni i ndërmarrë nga Njësia e Mbikëqyrjes së Lojrave të Fatit para një jave ka vazhduar jo vetëm në kryeqytet, por edhe në rrethe. Gjatë 5 ditëve të fundit, Njësia e Mbikëqyrjes së Lojrave të Fatit ka konfiskuar dhe shkatërruar 114 mjete lojra fati të paregjistruara dhe të pacertefikuara. Gjatë këtyre ditëve aksioni ka vazhduar në Tiranë, Durrës dhe Elbasan. Sipas një deklarate të nxjerrë për median, Ministria e Financave e cila e përfshin si degë të saj këtë njësi ka deklaruar se do të vazhdojë me konfiskimin e çdo makine të padeklaruar, të paregjistruar deri në asgjësimin e aparatit të fundit të paligjshëm.
Që nga hyrja në fuqi e ligjit "për lojrat e fatit" si dhe të dispozitave të cilat përshkruajnë standardet që duhet të plotësojnë lojrat elektronike kjo njësi ka filluar kontrollin për përputhshmërinë e standardeve të makinave që janë në treg me ato të vendosuar nga ky ligj. Vetëm gjatë javës së fundit Njësia e Mbikëqyrjes së Lojrave të Fatit ka sekuestruar rreht 250 mjete të cilat kanë rezulatuar të parregullta.

Më shumë nga Ekonomia

Të gjitha ›