"Maqedonia e Madhe" zgjerohet edhe më shumë nëpër Shqipëri

Televizioni maqedonas “Sitel” ka paraqitur një hartë tjetër mbi "Maqedoninë e Madhe", por kësaj here pak me e zgjeruar.
Harta e "Maqedonisë së Madhe" përfshinë pjesë të Serbisë Jugore, të Shqipërisë, Greqisë dhe Bullgarisë, troje që historikisht janë të Shqipërisë etnike. Harta me pretendimet maqedonase është publikuar dy ditë më parë në faqen zyrtare të “Sitel” në Facebook, transmeton Shekulli.
Në hartën e Maqedonisë së Madhe në të cilën përveç pjesëve të Egjeut që i takojnë Greqisë dhe Pirinit që është pjesë e shtetit bullgar, kësaj radhe kjo hartë e “fryrë” ka përfshirë edhe territore të Kosovës, Luginës së Preshevës dhe Shqipërisë, që historikisht njihen si troje shqiptare./Indeksonline./