E Shtunë, 31 Tetor 2026

Shembet dheu – mbyllet rruga Shipashnicë – Desivojcë

Drejtoria për Mbrojtje dhe Shpëtim në Komunën e Kamenicës ka njoftuar për rajonipress se rruga regjionale Shipashnicë e Eperme - Desivojce ështëmbyllur përkohësisht që nga dita e hënë për arsye të shembjes së një pjesë të rrugës që konsiderohet se është e nivelit të rrezikshmërisë së lart.

Ky vlerësim është bërë në bazë të vlerësimit të Inspektorit Komunal për Mbrojtje nga fatkeqësitë natyrore dhe fatkeqësitë
tjera si dhe stafi i Drejtorisë për Mbrojtje dhe Shpëtim me Drejtorin Ruzhdi Qehaja.

Në vend të ngjarjes kanë qenë edhe menaxheri rajonal për mirëmbajtjen e rrugëve për rajonin e Gjilanit, Ibush Zeqiri
inxhinier regjional për mirëmbajtjen e rrugëve, komandanti i stacionit të policisë së Komunës së Kamenicës dhe të tjerë.

Sipas Ramadan Berishës të mbyllura kanë mbetur fshati Laqiq, Desivojcë, Vryqec, një pjesë e Velegllaves, Setllari, dhe
Terstena me afër 550 banorë.

Berisha tha për rruga mbetet e mbyllur deri në një vlerësim të organeve më të larta kompetente./Indeksonline/ 

Më shumë nga Kosova

Të gjitha ›