Dueli ballkanik De Niro-Travolta

Dy gjigandët e kinemasë, Robert De Niro dhe John Travolta janë protagonistë të filmit të ambientuar në Ballkanin e luftrave dhe spastrimeve etnike
Një lloj dueli, plot me tortura dhe gjak, është “Killing Season”, filmi me regji të Mark Steven Johnson, i prezantuar këto ditë në Taormina Film Fest.
De Niro interpreton Benjamin Ford, një ish-oficer amerikan me shërbim në Jugosllavi për llogari të NATO-s, që ka parë dhe bërë shumë gjëra të këqija.
Ndërsa Travolta është Emil Kovaç, një serb i Bandës së Vdekjes që kontrollon një kamp përqendrimi të mbushur me boshnjakë myslimanë, njofton TCH.
Filmi në fjalë, në shqip “Stina e Vrasjeve”, do të shfaqet në ekranin e madh fillimisht në Shtetet e Bashkuara më 12 korrik dhe pak më vonë në Evropë. /Indeksonline/