E Diel, 1 Nëntor 2026

"Miku im, ia vlen të shpenzosh për Ibrën"

Luçiano Moxhi mësohet t'i ketë thënë pronarit të Milanit, Silvio Berluskoni, se të shpenzosh për Ibrën nuk është humbje.

Edhe pse vetë lojtari dhe agjenti i tij, Mino Raiola, kanë mohuar spekullimet për largimin e suedezit nga “Kamp Nou”, mediat vazhdojnë ta lidhin atë me një kalim në “San Siro”.

“Këshilla që i jap Milanit është që të bëjë gjithçka që është e mundur për të sjellë Ibrahimovicin në Milanelo. Ai është i vetmi lojtar për të cilin ka nevojë Milani, por për ta transferuar atë, duhet të jenë të mençur dhe kjo cilësi nuk mungon. Marrëveshja mund të arrihet, më besoni”, ka përfunduar Moxhi.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›