E Shtunë, 31 Tetor 2026

OKB 253 mijë dollarë për zonat e Shkodrës

Marrëveshja për këtë qëllim u nënshkrua sot nga Ministri i Brendshëm Lulzim Basha dhe Koordinatorja e OKB në Shqipëri Znj. Gulden Turkoz-Cosslett.

Ky grant do të përdoret për :
-Rikonstruksionin e qendrës shëndetësore Xhaferraj, Komuna Ana e Malit
-Rikonstruksionin e rrugës Sukaj, Komuna Dajç
-Rikonstruksionin e ujësjellësit ças, Komuna Velipojë
-Rikonstruksionin e qendrës shëndetësore Luarzë, Komuna Velipojë
-Rikonstruksionin e qendrës shëndetësore Bushat, Komuna Bushat
-Rikonstruksionin e dy qendrave shëndetësore në Bashkinë Shkodër.

Në bazë të marrëveshjes së nënshkruar zbatimi i këtyre projekteve do të kryhet brenda këtij viti.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›