E Shtunë, 31 Tetor 2026

"Milandinjo", tashmë -6 nga Interi

Nuk fal aspak skuadra e Leonardos, që shfrytëzon më së miri rastin e artë për t’iu afruar Interit (zikaltrit barazuan mbrëmë 2-2 me Barin). Tashmë diferenca midis “kushërinjve” ngushtohet në gjashtë pikë dhe të dielën e ardhshme pritet përballja e madhe që ndoshta mund të vendosë fatet e kampionatit.Ronaldinjo hapi serinë e golave në minutën e 12-të me anë të një 11-metërshi (në minutën e dhjetë Kurçi del me karton të kuq, duke e lënë Sienën me dhjetë lojtarë për 80 minuta). Më pas është Borielo që dyfishon në të 28-tën. Por “Topi i Artë 2006” nuk ndalet me kaq, duke “përshëndetur” rrjetën e sienezëve edhe dy herë të tjera (72’ dhe 89’).Milan 4 – 0 Siena, (Ronaldinjo 12’ p, 72’, 89’, Borielo 28’)Milan (4-2-1-3): Dida 6.5, Abate 6, Nesta 6 (55' Favalli 6), Thiago Silva 6.5, Antonini 6.5, Gattuso 6, Flamini 6 (46' Jankuloëski 5.5), Pirlo 6.5, Beckham 6, Borriello 7 (77' Inzaghi), Ronaldinho 7. (Abbiati, Kaladze, Bonera, Huntelaar). Trajner: LeonardoSiena (4-3-3): Curci 5, Rosi 6, Terzi 6, Brandao 4.5, Del Grosso 6 (65' Garofalo 6), Vergassola 6, Codrea 6, Ekdal 6, Rossi 5.5 (71' Calaiò 6), Jajalo 6, Maccarone 5.5. (Pegolo, Ficagna, Filipe, Jarolim, Buchel). Trajner: MalesaniGjyqtar: SaccaniKartonë të verdhë: Rosi (S), Maccarone (S)Karton i kuq: Curci (10’)                                                                                             

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›