E Shtunë, 31 Tetor 2026

Juve, kriza nuk njeh fund

Përfundon 1-0, fitorja e parë e Kievos përballë bardhezinjve. Fatin e kësaj ndeshjeje të “shëmtuar” e vendosi goli i Sardos në minutën e 33-të, i cili mposhti Bufonin me një gjuajtje nga larg rrafsh me tokën. Skuadra e Ferrarës nuk u shfaq për as një çast e rrezikshme para portës së vendasve, pavarësisht përpjekjeve të Paoluçit, përforcimit më të fundit të Juventusit, që u fut në lojë që nga minuta e parë.Kjo është humbja e shtatë e bardhezinjve në kampionat dhe tashmë “Roki” Ferrara nuk e ka aspak vendin e sigurt në krye të stolit të “Zonjës”. Duartrokitje për Kievon, që pasi u mund nga Interi dhe Roma, gjeti suksesin përballë Juves.Kievo 1 – 0 Juventus, (Sardi 33’)Chievo (4-3-1-2): Sorrentino; Sardo (83' Frey), Mandelli, Yepes, Mantovani; Luciano, Rigoni, Marcolini; Pinzi; Abbruscato (86' Ariatti), Granoche (70' De Paula). (Squizzi, Morero, Bentivoglio, Bogdani). Trajner: Di CarloJuventus (4-3-1-2): Buffon; Grygera (75' Zebina), Cannavaro, Chiellini, Grosso (58' Salihamidzic); Marchisio (83' Immobile), F. Melo, De Ceglie; Diego; Del Piero, Paolucci. (Manninger, Legrottaglie, Giandonato, Rossi). Trajner: FerraraGjyqtar: ValeriKartonë të verdhë: Granoche (C), Yepes (C), Zebina (J), Melo (J), Ariatti (C)                                                                                             

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›