E Shtunë, 31 Tetor 2026

Seria A, java e 20-të

Fiorentina vazhdon të tregojë luhatje dhe pasiguri në këtë sezon. Vjollcët e drejtuar nga Çezare Prandeli u mundën sot në “Artemio Franki” 1-2 nga Bolonja dhe mbeten në vendin e shtatë me 30 pikë. Kurse Bolonja ngjitet në kuotën e 19 pikëve dhe i largohet disi zonës së ftohtë.Atalanta mundi 3-0 Lacion në stadiumin “Bergamo”, duke i zhytur edhe më thellë në krizë këta të fundit. Doni dy herë dhe Padoin vendosën fatet e kësaj ndeshjeje të mbushur me tetë kartonë të verdhë.Në ndeshjet e tjera, Parma barazoi pa gola në “Tardini” përballë Udinezes, ndërkohë që Sampdoria nuk shkoi më tepër se një barazim 1-1 në stadiumin e vet ndaj Katanias, që në drejtimin e Sinisha Mihajloviçit po merr rezultate pozitive.Seria A, java e 20-të:DjeKaljari 3 – 0 LivornoBari 2 – 2 InterSotMilan 4 - 0 SienaRoma 3 - 0 GenoaAtalanta 3 - 0 LazioChievo 1 - 0 JuventusFiorentina 1 - 2 BolognaParma 0 - 0 UdineseSampdoria 1 - 1 CataniaNapoli – Palermo (ora 20:45)                                                                                             

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›