E Shtunë, 31 Tetor 2026

Përmbytjet, punonjësit e MMPAU-së japin 10% të pagës

Lajmi u bë i ditur nga sekretarja e Pëgjithshme e MMPAU-së, Myrvete Pazaj, e cila tha sot se,  “ky kontribut modest prej 10 % e pagës të çdo nivel punonjësish dhe nëpunësish do të jetë pjesë e ‘fondit të ndihmës’ të krijuar për të përmirësuar sado pak gjendjen e krijuar”. “Ky është momenti  kur të gjithë së bashku pa përjashtim, institucionet qeveritare dhe joqeveritare, e gjithë klasa politike, mbarë qytetarët duhet të rrisin ndjeshëm bashkëpunimin, frymën e solidaritetit dhe shprehjen e vlerave humane, të cilat janë virtytet tradicionale të popullit tonë, duke lënë mënjanë qëndrimet spekulative që burojnë nga interesa të ngushta e personale”, theksoi Pazaj. Sipas saj, punonjësit e këtij dikasteri janë përkrah banorëve të këtyre zonave jo vetëm për t’u ardhur në ndihmë për dëmet materiale që pësuan, por dhe sa i takon rehabilitimit të mjedisit. Nisur nga kjo, MMPAU përshëndeti ftesën e Kryeminstrit Sali Berisha drejtuar vendeve anëtare të Bashkimit Europian që të marrin pjesë në konferencën e donatorëve për Shkodrën, pasi thellimi i lumit të Bunës, si dhe masat e tjera mbrojtëse në infarstrukturën e përgjithshme dhe atë mjedisore janë projekte të një rëndësie të veçantë. “Ne do të bashkojmë energjitë dhe do të japim ekespertizën tonë për të vlerësuar objektivisht ndikimin e kësaj situate në mjedis”, garantoi Pazaj.                                                                                              

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›