E Shtunë, 31 Tetor 2026

"Moyes trajner parahistorik, është si dinosaur"

Lëndimi i Robin Van Persiet në ndeshjet parapërgatitore për Manchester United, ka sjellur kritikat e para për trajnerin David Moyes.

Trajneri i njohur fizik holandez, Verheijen Raymond e ka kritikuar David Moyesin për punën e tij që po bën me Manchester United. Ai e ka fajësuar Moyesin për lëndimin e Van Persiet.

"Lëndimi i Van Persiet është për fajet e Moyesit. Metodat e tij të punës janë parahistorike. Nuk e di se si metoda të tilla përdoren ende në futboll. Duhet ndryshuar kjo metodë pune, për mua ai është një trajner dinosaur" ka thënë Raymond.

Trajneri fizik holandez është i njohur për punën e tij të suksesshme ndërsa ka punuar më parë te Barcelona, Chelsea, Manchester City dhe kombëtarja e Uellsit./Indeksonline/ 

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›