E Diel, 1 Nëntor 2026

United i'a "kopjon" fanelat Cityt

Manchester United i ka prezantuar fanelat e reja që do ti ketë këtë edicion. Skuadra e madhe angleze do të duket më ndryshe sivjet pasi që fanelat e reja janë me ngjyrë në të zezë.

Prezantimi i këtyre fanelave ka bërë që qyteti i Manchesterit për herë të parë të duket me dy rivalë në pamje përafërsishtë të njëjtë.

Fanelat e Man United janë shumë të ngjashme me ato të Manchester Cityt, skuadër e cila para pak ditësh e bëri prezantimin e këtyre fanelave.

Manchester United këto fanela pritet ti ketë në miqësoren e nesërme ndaj skuadrës japoneze, Cerezo Osaka./Indeksonline/

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›