E Diel, 1 Nëntor 2026

"Ne, 3 milionë "fytyrë-këpucët"!"

"Monstra e liqenit" është personazh tek libri i famshëm, " Gjuetari i balonave" i Khaled Hosseinit. Por megjithëse ajo në libër ishte imagjinare dhe ekzistonte vetëm në një ëndërr të keqe të Amirit të vogël, në Shqipëri është një ndjenjë frike e ngjashme me atë që shkakton kjo monstra e liqenit. Ndjenjë që po na hyn deri në palcë me një forcë të papërmbajtshme dhe në shtëpitë e gjithsecilit prej nesh, në tryezën e bukës, në bisedat e lira në kafene etj. Vjen e zbret në shtëpitë tona, nga pamjet që transmetohen nga të gjithë stacionet televizive të vendit. Shkaktar i kësaj ndjenje të keqe është një zë i çjerrë që kërcënon edhe në Parlament, në atë foltore ku duhet të ulesh me votat tona, timen edhe tendën që po lexon. Mesazhi që vjen nga zëri ulëritës është i qartë: Mbylleni gojën! Mbylleni që "monstra" të rrijë urtë, të vazhdojë rutinën e përditshme, e mos e prekni në kallo, mos e ngacmoni, të bëjë ç'të dojë edhe me ju, se përndryshe... Përndryshe, të zhduk! Vetë ia paskemi dhënë këtë të drejtë. Ajo tashmë na njeh, na e di forcën e vakët që kemi, dhe guxon të na trembë për çdo gjë që asaj nuk i pëlqen. Dhe e dini se si? Na i bën fytyrën tamam si këpucë…". Si do të jetë fytyra si këpucë???!!!! Po do thoni ju: Hiçgjë! Llafe janë! Asgjë nuk mund të bëjë! Po mirë, dakord. Po sikur të bëhej realitet: të na përçudnonte të gjithëve siç kërcënon ajo?! Imagjinojeni veten me fytyrën si këpucë... Imagjinoni Shqipërinë një vend me 3 milionë banorë rrugaçë, që lëvizin me "fytyra si këpucë", të skalitura nga një "monstër" që megjithëse jemi vend i vogël, i ra fati të lindë e të jetojë tek ne. U trembët?! Mos u trembni! Kjo ndjenjë dhunimi ikën vetëm nëse këto 3 milionë "fytyrë-këpucë" ngrihen fuqishëm e i heqin nga dora "llambën e djallit", pushtetin, ku ajo gjen forcën të na përçudnojë në këtë formë. 2009 është afër...
 

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›