"Ne ua shitëm Van Persien, na jepni Nanin"

Skuadra e Arsenalit është e interesuar për transferimin e Luis Nanit në afatin e janarit.
Topçinjtë i kanë dërguar një porosi djajve duke i thënë se ishin ata që vendosën shitjen e Van Persiet te United, kështu që të ua shesin Nanin për një çmim më të lirë.
Mesfushori 26 vjeçar ka humbur vendin te skuadra e Ferguson, kështu që largimi i tij është thuajse i sigurtë. Arsenal ofertën e parë për Nanin thuhet se do ta lansoj që në ditët e para të janarit.Indeksonline/