Tifozët e Blackburn, festuan "blerjen" e Ronaldinhos

Tifozët e skuadrës angleze Blackburn Rovers për një moment kanë qenë më të lumturit në ishull. Kjo skuadër e kërkon Dinhon që nga viti 2010 kur pronar i skuadrës është bërë indiani Venky.
Pikërisht Venky u pa me Ronaldinhon duke dhënë një nënshkrim në një tip futbolli, çka u mendua se do të nënshkruaj edhe marrëveshjen me Blackburn.
Tifozët anglez me të parë foton në media, kishin filluar të festonin nënshkrimin bombastik. Por ky takim i Venkyt me Dinhon kishte një qëllim krejtë tjetër.
Venky e takoj Dinhon në Indi vetëm pasi që ai kishte ardhur atje për të zbuluar e filluar planin për një film të ri vizatimor ku figura e Ronaldinhos do të jetë një nga rolet kryesore./Indeksonline/