Talenti i Barcës, zgjedhë Brazilin para Spanjës

Talenti i Barcelonës, Rafinha e ka refuzuar fanelën e Spanjës për të zgjedhur atë të Brazilit. Vëllau i Thiago Alcantarës, Rafinha ka thënë se ai ndihet brazilian dhe se nuk i intereson zgjedhja e vëllaut të tij.
"Unë jam brazilian dhe do të veshi fanelën e Brazilit. Për këtë vendim nuk e kam pyetur as babain tim por besova në vendimin tim" deklaroi Rafinha.
Rafinha dhe Thiago Alcantara janë djemtë e Mazinhos ish yllit të Brazilit. Rafinha do të jetë pjesë e Brazilit në Botërorin e radhës për grupmoishat U20./Indeksonline/