"Një këshillë për të mënjanuar rreziqet nga zjarret"
Një këshillë për të gjithë banorët të cilët kanë instalimin e vjetër elektrike. Unë jam inxhinier i elektros dhe në Kosovë kam bërë shumë instalime elektrike edhe të pallateve të mëdha. Në Shqiperi kur kam qene disa here dhe kam vërejtur se instalimet janë tepër të vjetra, por edhe ato të rejat instalimet nuk janë sipas standardit. Çdo prizëm duhet të ketë siguresën e vet dhe të ketë amperazhën adekuate, por me rëndësi është që çdo shtëpi ta ketë të instaluar ndërprerësin automatik, i cili duhet të jetë 40 A, 0.5, i cili reagon në çdo defekt në instalimin e brendshëm të shtëpisë dhe i cili është 100% i sigurt edhe kur njeriu e prek me dorë rrymën elektrike. Te ne në Kosovë ky aparat i cili shpëton djegien e shtëpive dhe jetën e njeriut kushton vetëm 22 euro. Gjithashtu një gjë e kam vërejtur në Shqipëri se edhe kur bëhet vjedhja e rrymës ajo bëhet pa asnjë siguresë që është shumë rrezik dhe potencial i madh për shkaktimin e zjarreve. Prandaj këshilloj ata të cilët e lexojnë këtë koment, që të jenë më të përgjegjshëm për sigurinë e tyre se shumë raste zjarresh po ndodhin e po dëgjojmë.