"Vrasjet makabër, rezultatet e (jo)politikës në edukimin e shoqërisë"
Është e tmerrshme të lexosh të tilla ngjarje makabre. Thelbi i kësaj ngjarje nuk janë 70 cm tokë por mentaliteti makabër dhe i prapambetur shqiptar. Janë njerëzit që në kushtet e një anarkie dhe stresi të përditshëm, pa punë, pa shpresë për të ardhmen, e kërkojnë sherrin në çdo vrimë dhe nuk janë në gjendje të komunikojnë me njëri-tjetrin. Ky është rezultati i politikes së shtetit shqiptar (dhe atij komunist) në edukimin dhe asocimin e familjes shqiptare. Unë shtroj pyetjen: Dhe sa kohë do ta kemi këtë mentalitet ne shqiptarët?