"Një mësim për të gjithë ata langaraqët kolltukufagë"
Dorëheqja e deputetit Brokaj le te jete nje mesim per te gjithe ata langaraqet kolltukufage qe akoma vegjetojne ne sallen e Parlamentit. Le te jete nje mesim per ata qe mbajne mandatin e deputetit, vetem per te vjedhur e mashtruar dhe qe nuk kane bere asgje per popullin ne zonat e tyre. Une si qytetar i thjeshte, ju bej thirrje te gjithe deputeteve te Vlores te braktisin parlamentin anti-Vlorë dhe te shkojne ne mbrojtje te Vlores e te Vlonjateve. Vlora po kthehet ne nje varreze mbeturinash nga kasta politike antivlonjate, nga ai parlament burrash të ulët e ordinerë, e nga ajo qeveri antikombetare. Keta kodoshe po trashin vetem xhepat e tyre e populli po vdes nga mungesa e Shpresës mbi të gjitha. Shqiptaret sot jane nje popull tejet i depresuar, ndersa politika vazhdon sikur nuk ka ndodhur asgje. "I ngopuri nuk do t'ia dije per te uriturin", - thote populli. Zoti Brokaj, te lutem mblidhi te gjithe deputetet vlonjate e shkoni ne Vlore. I dilni Vlores zot, i dilni popullit te Vlores ne balle dhe mbroni Vloren. Ate perle nuk duhet ta prekin industrialistët. Le të shkojnë gjetiu e të mos na rrëfejnë broçkulla për zhvillim, se rrugën e zhvillimit ai vend e ka marrë prej vitesh me turizëm. Te dyja nuk mund te jetojne edhe Vlora, edhe industria e naftes. O njera, o tjetra. Zoti Brokaj, kjo dite nuk duhet te vije. Eshte detyra dhe pergjegjesia jote si djale Vlore dhe e te gjithe deputeteve te tjere vlonjate te mbrojnë qytetin. Vlora do t'ju ngrejë nje bust, po e mbrojtët sot në këto kohë kur të gjithë janë turbull nga mendja.