E Diel, 1 Nëntor 2026

"Një përvojë me plehrat nga Toronto e 2.5 milionë banorëve"

Këtu ku po bujt këto muaj, (Toronto të Kanadasë), ajo që më bën më shumë përshtypje është pikërisht rregulli dhe pastërtia në këtë qytet marramendës prej 2 milion e gjysëm banorësh nga e gjithë bota. Problemin gangrenë të plehrave që vuan Tirana jonë, që në krahasim me popullsinë ka dendësinë më të madhe dhe se Brazilia apo Nju Jorku, Toronto e ka zgjidhur më duket shumë praktikisht. Asnjë mbeturinë, qoftë dhe bisht cigareje nuk lejohet të hidhet në tokë, e në çdo cep rruge mbajtëse, po ama jo ashtu kaba` si ato tonat, e fut në një thes "derrin dhe "dosën", po estetikë e mbi të gjitha, punëtorët e komunales nuk ngrihen natën e pastrojnë (po janë me kosh në dorë e kapse në çdo kohë në rrugen e caktuar për ta mirëpastruar). Ajo që ka më shumë rëndësi e duhet bërë dhe në Tiranë është se asnjë familje apo zyrë e ndërmarrje pune sado e madhe qoftë, nuk lejohet të nxjerrë mbeturina jashtë territorit të banesës apo ndërtesës funksionale. Ç'taksirat ka banori i apartamentit të durojë tërë mbeturinat e bahçeve e të shtëpive private, tek koshi i plehrave publike. Mos të harrojmë mbeturinat e kioskave e deri restoranteve nga më të ndryshmit. I grumbullon brenda deri me thasë plastike pa asnjë të çarë e fuçi plastike të manovrueshme, jo më të mëdha se kovat e plehrave që mbajmë ne në shtëpi, i nxjerrin jashtë një orë e ditë të caktuar e të detajuara per llojin e mbeturinave, me "kazanë a kova" plehrash të etiketuara. 2 herë në javë vjen makina e i mbledh shtëpi më shtëpi, ku banorët i nxjerrin sipas orarit të shpallur. Ja kjo duhet bërë dhe në Tiranën tonë që të shpëtojmë një herë e përgjithmonë. Kështu, pergjegjësia nuk i bie vetëm Bashkisë apo qeverisë, po të gjithëve.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›