"Nuk duhet te perfitoje askush nga roli, pozicioni, apo dhuntitë"
Normalisht, nuk mund ta mohosh faktin qe kengetare te tille si Alfred Kaçinari, Shpetimi, e shoket e tyre me radhe, kanë vlera. Por në sjellje tek programi "Ethet", lenë për të dëshiruar. I nderuari z.Alfred tallet me korçaret. Perse e bene nje gje te tille z.Alfred? Normalisht ne nje fare menyre t'i mund te kesh te drejte qe te tallesh, pasi ka edhe elemente qe nuk jane per ate konkurs, por mua me vjen keq qe t'i tallesh, kur ne nje kohe mund t'i thuash: "O mike, o ku ta di une se çfare, do t'i thoje, - nuk eshte rruga e duhur per ty kjo per te ecur ne jete, duhet te gjesh nje rruge tjeter…". Z.Alfred duhet te dish qe jetojme ne Shekullin e 21 edhe ne vitin 2007. Ashtu siç sillesh ti ndaj tyre, ashtu do te sillen edhe ata ne jete neser, kur te behen dikushi. Pra nuk duhet te perfitoje askush nga roli, pozicioni, apo dhuntite te cilat i ka falur natyra