E Shtunë, 31 Tetor 2026

Të jesh milioner nuk është një dënim.

Doja t’ju pyesja mbi negativitetin e të qënit milioner në
ambientin shqiptar.Ç’të keqe mund të ketë të jesh milioner?
 
 
 
Të gjithë ndofta duan të  bëhen milionerë.Të jesh milioner është sukses. Suksesi kërkon  privacione të mëdha dhe të ekspozon më shume ndaj rreziqeve. Njerëzit që bëjnë sukses janë më të vlerësuar, më të respektuar, më të paragjykuar dhe më të anatemuar. Milionerët tek ne janë të dalë  nga një shoqëri ku para 20 vitesh të gjithë ishin të barabartë.
Në këtë pikëpamje, një pjesë e mirë e njerëzve të pasuksesshem i paragjykon sikur kanë përfituar pa meritë. Në këto 20 vjet mjaft njerëz kanë bërë miliona në rrugë kriminale. Ata që janë të prirur për të paragjykuar suksesin,i fusin të gjithë në një thes dhe kjo është një  kosto. Armiqtë më të mëdhenj të lirisë së sipërmarrësve në
Shqipëri kanë qenë dhe mbeten politikanët.Përgjithësisht këta janë njerëz të veckël,cmirëzinj,pa vizion, hajdutë të vegjël dhe tradhtarë të mëdhenj të interesave publike. Politikanët kanë udhëhequr direkt ose indirekt fushatat denigruese, sulme morale e materiale dhe
vendosjen e gjobave për njerëzit e punës, shkatërrimin e barazisë së konkurrencës, kontrabandën dhe evazionin; i kanë vënë në kryq dhe në pozita shumë të vështira njerëzit që kanë dashur të jenë të ligjshëm dhe të lirë në suksesin e tyre.Ata janë përpjekur të zhvlerësojnë autoritetin dhe respektin ndaj sipërmarrësve dhe kanë luftuar çdo pushtet moral dhe çdo vlerë besimi që buron nga puna dhe suksesi në këtë vend. Dhe diçka tjetër. Nëse për dikë që vdes nuk dëgjon të
flasin keq, një arsye e fortë është edhe se i ndjeri nuk konkuron më! Më në fund do kujtojmë se çmimi i suksesit të vërtetë është më i lartë në një vend ku sundon kaosi i vlerave,injoranca,varfëria,korrupsioni dhe errësira. Sidoqoftë puna e suksesshme fiton dhe meriton
respektin e qytetarëve.
 
Faleminderit.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›