E Shtunë, 31 Tetor 2026

Ramush Haradinaj viziton fëmijët e lënduar

( E plotësuar) Ramush Haradinaj pas marrjes së lajmit për aksidentin e ndodhur me fëmijët e lënduar në Pejë, ai i vizitojë në spitalin e Pejës.
 

---

(E plotësuar) "Të gjithë të lënduarit janë dërguar në Emergjencën e Spitalit Rajonal Pejë për tretman mjekësor dhe ne ketë spital janë ekzaminuar 32 persona,dy nga këta janë dërguar për QKUK në Prishtinë,gjashtë janë në spitalin Rajonal Pejë për kurim të mëtutjeshëm,ndërsa të tjerët pas dhënjës së ndihmës janë lëshuar për në shtëpi", njofton policia e rajonit të Pejës.

---

Drejtori i spitalit rajonal të Komunës së Pejës, Skender Dresha ka deklaruar se janë pranuar 24 përsona, me lëndime të ndryshme, të shkaktuara nga shëmbja e një pjesë të palestrës së sportit Karagaqi.

“Një vajzë, vazhdon të jetë në gjendje të turbullt, si pasojë e disa lëndimeve” ka thënë Dresha, duke shtuar, se ajo është jashtë rrezikut për jetë. “Të tjerët kanë lëndime të ndryshme. Ka kocka të thyera, gërvishje si dhe prerje, në të cilat deri më tash, është intërvenuar” ka thënë Dresha.

Burimet e Indeksonline bëjnë te ditur. se në oborin e spitalit në Pejë, vazhdojnë të qëndrojnë një numër i madh i familjarëve, fëmijët e të cilëve, pësuar sot, ndërsa kishin shkuar të përcjellnin një koncert humanitar.

---

Rreth 20 filloristë të Komunës së Pejës janë lënduar, dy prej tyre janë në gjendje të rëndë për jetën.

Nxënësit e shkollave fillore të Pejës ishin mbledhur për një koncert humanitar në palestrën e sporteve "Karagaqi". Gjatë zhvillimit të koncertit ka rënë një pjesë e shkallëve mbi trupat e nxënësve.

Në koncert po merrnin pjesë mësimdhënës si dhe prindër të shumtë.

Rastin e ka konfirmuar për Indeksonline edhe zëdhënësi i policisë për rajonin e Pejës Xhevat Ibraj.

“ Janë më shumë se 20 nxënës të lënduar, dy prej tyre janë në gjendje më të rëndë, ekipi mjekësor ka reagur. Nxënësit po kurohen në spitalin e Pejës”, ka thënë Ibraj për Indeksonline.
 

Më shumë nga Kosova

Të gjitha ›