"Nusja" e Kosovës, në Venedik

"The Bride", fotografi e cila portretizon traditën mijëvjeçare të nuseve tradicionale përfaqësoi Kosovën në ekspozitën ndërkombëtare Smart Cities & Hybrid Identities në Venecia, Itali.
"The Bride” është fotografi artistike e realizuar nga fotografja Nita Zeqiri në rajonin e Prizrenit, ku dita-ditës po zhduket tradita e dasmave tradicionale, përkatësisht përgaditja e nuseve me ngjyrosje tradicionale të fytyrës.
Kjo traditë është e vjetër më shumë se 1000 vite, siç e shpjeguan banorët e Donje Ljubinje, ku u realizua fotografia.
Sipas një njoftimi rreth prezantimit të fotografisë, BW transmeton se pjesëmarrja në këtë ekspozitë është mirëpritur nga kuratorët dhe organizatorët dhe shënon edhe një sukses të ri drejt promovimit të traditave të Kosovës. /Indeksonline/