E Diel, 1 Nëntor 2026

"Oksigjeni i vjedhur pakicës që do të jetojë si njerëz"

Kur lexoj për vrasjet e bëra për një copë tokë a për një copë gardh në periferitë e Tiranës, mendoj: Të afërmit e viktimave kanë dhimbje dhe i kuptoj. Por ka dhe shumë hipokrizi tek ata. Ka hipokrizi sepse ka egoizëm. Ata vriten për tokë dhe gardhe që nuk u përkasin as vrasësve, as të vrarëve. Janë të dikujt tjetër të cilit toka i është grabitur dhe që politika nuk ia jep. Përkundrazi, i legalizoi grabitësit e trojeve. Dhe kur dikush doli dhe tha se edhe ato toka kishin një zot, pjesa me e madhe e të ardhurve kthyen kokën nga ana tjetër me përbuzje duke shurdhuar të dy veshët. Këto rreshta që ndoshta ju i nderuar "Shekulli" nuk i botoni, janë një apel, pikërisht për atë pjesë të këtyre të ardhurve që duan të vjedhin gjithçka dhe që nuk duan të paguajnë për asgjë. Më ka rënë rasti të dëgjoj historinë e dikujt, që në krye të një grupi njerëzish priste lidhjet e paligjshme të ujit në Kodër-Kamëz. E pra, vetëm në 100 m tub kryesor të paligjshmit kishin lidhur mbi 1200 lidhje të paligjshme. Dhe shumica për të ujitur tokën e vjedhur. Dhe në atë verë të nxehtë, ne taksapaguesit qytetarë digjeshim për ujë. Shumë nga ju të nderuar të ardhur nga Jugu apo Veriu, jetoni në shtëpi 3-katëshe të ngritura në toka të vjedhura, ndërsa fëmijët e qytetarëve hyjnë në borxhe marramendëse bankave, për të blerë një apartament-kotec në qytetin që dikur ishte i tyri. Gjyshërit tanë punuan dhe lanë diçka, për çfarë? Për t'u vjedhur nga ju. Dhe JU ishit Demokratë, Socialistë, Socialdemokratë... Ju jeni thjesht një kancer malinj, një mbipeshë e varur në mishrat e këtij vendi, që me kroniken e errët që prodhoni, rikujtoni Mesjetën. Bashkë me politikanët e këqij të këtij vendi, që përfitojnë nga barbaria dhe padituria juaj, u vidhni oksigjenin asaj pakice që do të jetojë si njerëz. Po për elektricitetin, të cilin e vidhni pa vrarje ndërgjegje? Po për 97

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›