E Diel, 1 Nëntor 2026

"Ky vend do të jetë edhe pasi të vdesin politikanët e këqij"

Jam mëse dakord me apelet për mjedisin që shyqyr Zotit kanë filluar të jenë prezente edhe në mediat tona më në fund. Besoj se nga mënyra si trajtojmë ambientin sot, varet e ardhmja e brezave të ardhshëm. Prandaj u them të gjithë politikanëve, pavarësisht nga ngjyra e partisë që kanë: bëhuni të përgjegjshëm, kini kujdes në çdo vendim të marrë. Ky vend do të ekzistojë edhe pasi ju dhe unë e të tjerët, të mos jemi më në këtë jetë. Ndaj mundohuni të mos shkatërroni të nesërmen. Natyra është e shenjtë, kujtojeni këtë!

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›