E Shtunë, 31 Tetor 2026

"Puna e policisë, figura e shtetit dhe drejtësia e munguar"

Jam dakord që Policia është një nga sektorët më të vështirë të punës në kaosin shqiptar. Kam parasysh sidomos ata policët rrugorë që i shoh në mes të pluhurit dhe ndotjes në rrugët e Tiranës, dimër e verë, ditën dhe natën. Shumë shpesh më vjen keq për ta. Edhe unë bashkohem me ata që thonë "Bravo policia për punën!", por shteti konceptohet si një i tërë. Nëse grabitësit apo vrasësit që kap policia, pas dhjetë ditësh i rishohim sërish në rrugë, atëherë si mund të ndihet i sigurt njeriu? Policia ndoshta nuk rri pa punë, por mua nuk më mjafton kjo, unë dua si qytetar i urtë dhe që shoh punën time, që keqbërësit të jenë të izoluar në burgje. Ndaj hidhini sytë edhe nga pjesa tjetër e zinxhirit të punës shtetërore: gjykatësit dhe avokatët pasurohen çdo ditë e më shumë, ka diçka që nuk shkon këtu.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›