E Shtunë, 31 Tetor 2026

"Ora Sport', boksi profesionist në Shqipëri

Emisioni "Ora Sport" ka pasur në thelb të tij prezantimin e promotirit të boksierit Kreshnik Qato dhe Presidenti i Kompanisë, "YLDON", zotit Ylli Ndroqi si President të ri të Federatës së Boksit Profesionist. Të ftuar në studio ish-presidenti i FSHBP Hamdi Uka, kampioni i botës në peshat WBF Kreshnik Qato, sekretarja e FSHBP-së Anila Qato si dhe inpektori i FSHBP Bashkim Mërtiri e kanë cilësuar deklaratën e presidentit të kësaj federate zoti Ylli Ndroqi për se për herë të parë do sjellë në Shqipëri edhe boksin profesionist për vajza si një risi për boksin shqiptar profesionit. Sipas Ukës ka pasur kërkesa të vajzave që duan të merren me boks duke shtuar se pjesëmarrja e femrave është mjaft e rëndësishme. Ndërsa boksieri Qato theksoi se do të ishte i gatshëm të jap kontributin e tij për boksin profesionist në Shqipëri. Ai duke falenderuar edhe promotorin e tij dhe njëkohësisht edhe presidentin e Kompanisë "YLDON" zoti Ylli Ndroqi për mbështetjen e madhe ka shfaqur edhe detajet për ndeshjen e tij të radhës e cila do të zhvillohet në 13 shkurt në Londër ku ai pret të kualifikohet edhe në një nga titujt më të rëndësishëm.
Ndërkohë të ftuarit në studio kanë vlerësuar emërimin e presidentit të kompanisë "YLDON" zoti Ylli Ndroqi në postin e presidentit të FSHBP-së si një personalitet që ka dhënë shumë për boksin shqiptar. "Vlerësimi që iu bë zotit Ylli Ndroqi është një vlerësim për të gjithë imazhin e boksit shqiptar" theksoi Uka.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›