E Diel, 1 Nëntor 2026

Amauri: Juve ende mund ta fitojë skudeton

Sulmuesi brazilian i Juventusit, Amauri, thotë se bardhezinjtë ende do të mund ta fitojnë skudeton.
"Kam qenë në Itali për 10 vite dhe kam parë ekipe me 10 pikë avantazh të humbin skudeton. Si rezultat i kësaj, ende besoj", ka thënë braziliani, i cili ka shënuar vetëm katër gola këtë sezon.

"është një moment i vështirë. Por të gjithë jemi për t'u fajësuar, të gjithë jemi përgjegjës për këtë moment. Ne e kemi futur veten në këtë situatë dhe ne duhet ta nxjerrim nga kjo, pa dëmtuar askënd", ka shtuar Amauri.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›