Ajaksi, çfarë rekordi, mund 14-1 Uezep
Ky rezultat (më tepër se tenistik) e kualifikon skuadrën e Martin Jol në fazën çerekfinale të kësaj veprimtarie. Luis Suarez realizoi plot gjashtë gola në këtë takim, ndërkohë që Panteliç, Aisari dhe Bakerxheollu shënuan nga dy gola.Kurse për skuadrën që renditet në vendin e shtatë në kategorinë e tretë hollandeze, golin e “nderit” e shënoi Stel në fundin e 45-minutëshit të parë. Ajaksi është kundërshtari i Juventusit në Ligën e Europës.