Elis Bakajn e kërkon Borusia Dortmundi?
Mesfushori i avancuar, që në dhjetor 2008 la Partizanin për t’iu bashkuar Dinamos për shumën e 100 mijë eurove, dy ditë më parë u shpall futbollisti më i mirë i vitit 2009 nga Federata Shqiptare e Futbollit. Forma e jashtëzakonshme që po kalon Bakaj, ka bërë që ai të tërheqë vëmendjen e ekipeve të mëdha.Sipas faqes gjermane në internet, trajneri i Dortmundit, Jurgen Klop, përdor skemën 4-2-3-1 dhe 22-vjeçari mund të jetë një alternativë e mirë për krahun e majtë të mesfushës së avancuar. Kartoni i Elis Bakajt mund t’i kushtojë klubit të Bundesligës rreth 1.5 milion euro. Megjithatë, deri tani ende nuk është zyrtarizuar asnjë ofertë konkrete.