Jaka: Të zgjidhen problemet ekonomike

Politika duhet të lërë mosmarrëveshjet dhe të kthehet në parlament dhe vitin që vjen të gjejë një marrëveshje në të mirë të biznesit dhe vendit. Kështu është shprehur kryetari i Dhomës së tregtisë Nikolin Jaka. Sipas tij tashmë duhet të punojnë të gjithë për integrimin e vendit në BE duke shtuar se miratimi i ligjit për gjykatën administrative do të ndikojë në përmirësimin e klimës së biznesit dhe opozita duhet ta mendoj këtë.
Gjithashtu kryetari i Dhomes së tregtisë Nikolin Jaka nënshkroi dy marrëveshje bashkëpunimi me shoqatën e fasonistëve dhe ate të ndërtuesve për dhënien e mbështetjes në analizën paraprake të tregut për biznes.