"Ora e Debatit":Ilir Meta përballë gazetarëve

Në emisonin "Ora e Debatit", drejtuar nga gazetari Alfred Peza, ishte i ftuar një prej politikanëve më aktivë në Shqipëri, edhe më të rëndësishëm, kreu i LSI-së, Ilir Meta.Mos votimi i buxhetit për Bashkinë e Tiranës, ishte edhe tema kryesore që u trajtua në emision, pasi ky votim ka qenë në qendër debateve të politikës, por edhe opinionin publik. Po ashtu u diskutua edhe për raportet LSI-PS, si dhe për zgjedhjet e ardhshme parlamentare. Kreu i LSI-së, Meta deklaroi se në zgjedhjet e ardhshme parlamentare nuk mund të hyjë në koalicion me PS-në për sa kohë mban qëndrime të ndryshme për disa çështje , dhe se e ndan Partinë Socialiste nga Edi Rama. Për dy orë, kryetari i LSI-së u përball me pyetjet e një paneli gazetarësh, si Andi Bejtja, Plator Nesturi e Lutfi Dervishi. Ilir Meta deklaroi se sfidat e LSI-së janë të shumta, vendi ka problem të rëndësishëm dhe serioz, i cili është standardi i zgjedhjeve. "Shqipëria shkon drejt zgjedhjeve të rrezikuara për shkak të raporteve mes dy forcave kryesore politike. Procesi i kartave që do siguronte standarde është thjesht një show",tha Meta. Ai deklaroi se LSI-ja konteston Komisionin Qendror të Zgjedhjeve. Sipas Metës, LSI-ja do të aktivizojë 50 mijë vetë për mbrojtjen e zgjedhjeve të ardhshme Meta theksoi se qëndrimi për buxhetin e bashkisë nuk është politik. "Ne kërkuam shkurtimin e shpenzimeve të administratës sepse administrata ka buxhet të fryrë. Kriza për buxhetin u shkaktua nga vetë kreu i bashkisë", tha ai. Lidhur me faktin, se ku u prish pakti PS-LSI, Meta tha "Ne kemi pasur një kontratë me PS-në e LSI-në, dhe Rama ishte i interesuar për bashkëpunimin e LSI-së në atë kohë. Rama në vend që të tregohej strateg bashkëpunimi u bë një pragmatist pa vlerë dhe menjeherë sapo shpëtoi nga shpata e Berishës gjatë zgjedhjeve lokale, ai bëri çdo gjë që të bashkëpunonte me Berishën", tha ai. Sipas tij bashkëpunimi Berisha-Rama nuk erdhi për reformat integruese, por për të krijuar një kod elektoral për të pasur monopolin e së majtës në zgjedhje. Sipas tij, tashmë PS-ja është partia e Edi Ramës, e cila nuk ka më vlerat e dikurshme, megjithatë e konsideron një aleate potenciale. Meta deklaroi se LSI-ja është partia më demokratike në vend, dhe se gara për një kryetar të ri në këtë parti është e hapur. Ilir Meta deklaroi se nuk është Edi Rama ai që mund të udhëheqë të majtën përballë Berishës, ndaj është e drejta e gjithë opozitarëve të bëjnë zgjedhjen e tyre."Nuk mund të jemi në koalicion me PS-në kur kemi qëndrime të ndryshme për çështje të ndryshme, si për shembull për kushtetutën, ku në saj të ligjeve edhe nëse vihet në rrezik parlamenti, kryeministri nuk rrezikon asgjë, nuk jemi dakord për të bërë një sistem zgjedhor me hile", tha ai."Ne do fitojmë në zgjedhje duke treguar se dy liderët politikë janë të njëjtë, janë dy modele të dështuara, ndërsa LSI-ja është një alternativë ndryshe", tha ai. Meta deklaroi se në karrierën e tij politike i njeh vetes disa gabime, por këto gabime nuk kanë krijuar probleme për vendin dhe qytetarët shqiptarë.
Temës së sondazhit se kush e shkaktoi çarjen mes LSI-së e PS-së,39.8 % e votuesve votuan për LSI-në dhe 60.02% për PS-në.