"Pertej Amnestisë", do financohet nga "Eurimages"
TIRANE- Bordi i projekteve të "Eurimages" miratoi dje në mbledhjen plenare mbështetjen financiare të filmit "Pertej Amnestisë", me regji të Bujar Alimanit, një bashkeprodhim shiptaro-greko-francez, me vlerë 120.000 euro, ose rreth 15% të buxhetit te filmit.
Projekti filmik u prezantua para Bordit të Bashkeprodhimeve "Eurimages" nga dy përfaqësuesit zyrtarë të Shqiperisë, kryetari i QKK-së, Artan Minarolli dhe Roland Sejko krahas producenteve grekë dhe francezë .
Filmi i Alimanit, një histori dashurie të pamundur në Shqipërinë e tranzicionit, është i pari projekt filmik i paraqitur nga Shqipëria në bordin e "Eurimages", 8 muaj pas pranimit të vendit tonë në këtë organizëm ndërkombetar të Këshillit të Europes, që nxit dhe mbështet bashkëprodhimet filmike.
Mbledhja e Bordit të projekteve te Eurimages u mbajt në Stamboll nga 13-17 mars, ku pas shqyrtimit të 34 kerkesave filmike bashkëprodhimi, u miratuan 14.
Kineastët shqiptarë mund të paraqesin projektet e tyre të bashkëprodhimit në mbledhjet e radhës të Eurimages, që do të mbahet ne Hamburg (Gjermani) në muajin qershor.
Dy javë më parë, nga data 3-5 mars, të ftuar nga QKK, ishte në Tiranë Drejtori Ekzekutiv i "Eurimages", Roberto Olla, i cili mbajti një seminar dhe zhvilloi takime personale me kineastët dhe producentët shqiptarë mbi pjesemarrjen e tyre në "Eurimages".
(atsh/BalkanWeb)