BE, Fule: Të gjithë liderët e rajonit të jenë në samit
BEOGRAD- Komisioneri i Bashkimit Evropian për Zgjerimin, Stephan Fule deklaroi se konferenca që do të zhvillohet në Slloveni do të japë mesazhe pozitive dhe se atje duhet të jenë të gjithë liderët e rajonit. ''Konferenca zhvillohet për bashkëpunimin rajonal dhe kjo është arsyeja që përfaqësuesit e të gjitha vendeve të jenë atje'', deklaroi Fule për televizionin B92. ''Sipas kritereve të Kopenhagës, bashkëpunimi rajonal dhe marrëdhëniet e mira mes vendeve fqinje janë të një rëndësie të madhe'', shtoi ai.
''BE kërkon ta ndihmojë Serbinë në afrimin drejt Evropës dhe entuziazmi i parë në fund të vitit 2009 dhe në fillim të këtij viti duhet ruajtur'', theksoi komisioneri i Bashkimit Evropian për Zgjerimin, Stephan Fule, i cili ndodhet për një vizitë zyrtare në Serbi. Nga ana e tij kryeministri serb ka deklaruar se Kosova duhet të jetë pjesëmarrëse në samit si vend me status neutral.
Kryeministri serb Mirko Cvetkovic propozon që Kosova të prezantohet në konferencën ndërkombëtare që do të zhvillohet në Slloveni me status “neutral” .
Ministria e Jashtme e Sllovenisë ka dekluar dje se Konferenca për Ballkanin Perëndimor do të mbahet këtë fundjavë përkundër bojkotit të mundshëm nga Serbia.
(s.g/BalkanWeb)