E Shtunë, 31 Tetor 2026

Shkodër,eksploziv në banesën e gazetarit

Një sasi prej 100 gramësh tritol është vënë sot në një banesë në qytetin e Shkodrës.
Fatmirësisht, policia e çaktivizoi në kohë lëndën plasëse, çka ka shmangur një tragjedi të mundshme. Tritoli është gjetur nga fqinjët, të cilët kanë lajmëruar edhe policinë.

Sasia e lëndës plasëse ishte vendosur në banesën e shtetasit Ervin Dushi , i të cili është gazetar. Ngjarja ndodhi rreth orës 06:00 të mëngjesit të sotëm.

Organet e hetimit po hetojnë në disa pista në lidhje me ngjarjen.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›