Përmbytjet në Maliq, banorët protestojnë: Duam dëmshpërblim
KORCE-Banorët që u përfshinë nga përmbytjet në Maliq të Korcës kanë bllokuar sot rrugën nacionale Korcë-Pogradec, ne shenje proteste per mos vleresimin e demeve si pasoje përmbytjeve që ndodhën në këtë zonë. Por, protesta degjeneroi në përleshje me policinë pasi efektivët tentuan të ndalojnë protestën.
Banorët e Maliqit protestuan sot duke zënë rrugën nacionale Korcë-Pogradec. Kërkesat e tyre kishin të bënin me përmbytjet që ndodhën në zonë ditët e fundit për shkak të reshjeve të shumta që frynë dhe nxorrën nga shtrati lumin Devoll. Banorët kërkojnë verifikim, vlerësim të dëmeve pasi vetëm kështu mund të marrin dëmshpërblimin e premtuar nga qeveria. Sipas tyre, autoritetet vendore nuk kanë bërë asnjë verifikim dhe vlerësim të dëmeve. Por, policia e Korcës e sinjalizuar për protestën dhe bllokimin e rrugës kanë tentuar shpërndarjen e banorëve protestues duke e quajtur protestën të paligjshme. Banorët nuk kanë pranuar dhe janë përleshur për disa minuta me policinë.
Ndërkohë me dhjetra mjete nuk arrijnë të kalojnë dot pasi banorët nuk lejojnë qarkullimin në këtë aks, duke sjellë kështu trafik në këtë aks, një prej akseve më të qarkullueshëm në vend.
(d.b/BalkanWeb)