E Shtunë, 31 Tetor 2026

"Por, une nuk mund te hesht.."

 
 
Nje vajze vritet ne klase nga i dashuri i saj ne Elbasan. Nje tjeter vritet nga vellezerit bashke me te dashurin ne Lure. Nje tjeter vajze, vritet ne Tirane. Shqiperia eshte kthyer ne parajsen e pushtetit te vdekjes mbi njeriun. Vdekja ka triumfuar mbi jeten. Kronika e zeze ne media, u ngjan filmave horror. Shteti nxiton te beje tryeza politike per drejtesine. Kryeministri merret me projektet e centraleve berthamore ne Shqiperi.
Gjithçka qe behet, dhe gjithçka qe ndodh, te ben te mendosh, e te thuash; "Deri kur". Ajo qe te ben te çuditesh me shume, e qe eshte per te vene kujen, eshte reagimi civil njerezor i qytetareve, organizmave shteterore, dhe i organizatave jofitimprurese mbi gjithçka po ndodh. Atje po vriten njerez, e askush nuk degjohet, nuk proteston, nuk kerkon drejtesi. Por, as nuk kerkojne; "Pse". Sot nje familje eshte ne lot. Sot nje nene vajton mbi varrin e femijes se saj. Sot, nje baba shkul floket nga dhimbja. Sot nje vella, nje moter, godet muret me grushta, e therret, "Deri kur". Neser, i njeti avaz, e njejta histori, e njejta tragjedi, por, tek nje familje tjeter. Parlamenti merret me gallata e batuta injorantesh, e, ne rruge po vriten njerez. Sot, nje jete u shua. Sot u vra nje enderr, nje deshire, nje shprese. Neser, e njejta gje, i njejti avaz, e njejta histori. Njerezit po masakrohen si bagetite, e shteti, nuk gjendet gjekundi, vetem kur behet fjala per te vjedhur qytetaret, e per te vjele taksa prej tyre, aty e ke, tek pragu i shtepise. Kudo, ekziston vetem heshtja, dhe vdekja. Shqiperia ka gjithsej 12300 police, qe paguhen me taksat e shqiptareve, per te garantuar rend, dhe qetesi, por, te gjithe, jane vetem per te rritur barkun. Qeveria hesht. Kryeministri, mendon per genjeshtren e radhes qe do te nxjerre nga thesi. Opozita, ka marre arratine neper fshatra, e nuk gjendet gjekundi. Shoqeria civile, ka mbyllur gojen, per te mos folur me, kurre. Por, si çdo gje, edhe kjo situate, e ka nje kulm, dhe, kaq sa eshte, nuk ka se ku te shkoje me. Ka ardhur koha qe te kete edhe fundin e saj. Teksa shkruaj keto rreshta, mbushem me fryme, e mendoj. "O Zot, sa durojme edhe ne Shqiptaret"! "O zot, sa e dhimbshme qenka te jesh shqiptar"! "O zot, edhe sa do vuajme vetem se jemi shqiptare, se kemi lindur shqiptare, e se po vdesim si qen, rrugeve, te masakruar me plumba, me thika e me mjete nga me mizoret"! E me vjen te ulëras, te bertas, te çirrem, e te shfryje, por, me kot. Asgje nuk zgjidh. Por, une nuk mund te hesht. Nuk mund te mbyll gojen, syte, veshet, per ca para te qelbura qe mund te me ofrohen nga nje kaste injorantesh qe po drejtojne Shqiperine. Nuk mund te ushqehem me gjakun e viktimave qe po mbushin rruget tona çdo dite. Ka ardhur koha qe te flasim me ze te larte, me vrull, me force. "Stop dhunes ne Shqiperi"! Stop shtetit injorant, hajdut! Stop vdekjes, dhe, te mbrojme jeten. Me kete artikull te shkurter, desha te ngushelloja edhe familjet e viktimave te radhes ne Shqiperi.
 
 

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›