Kush njihet në histori si "Sulltani i Kuq"?
Kush njihet në histori si "Sulltani i Kuq"?
Sulltani i Kuq ishte emri luftarak i Abdyl Hamiti II. Ky ishte sulltan i perandorisë osmane i cili vendosi një nga regjimet më të egra e reaksionare. Pikërisht për masakrat kundër popujve të shtypuru mbiquajt "sulltani i kuq". Edhe ndaj shqiptarëve aplikoi politikën e mohimit të të drejtave kombëtare duke kundërshtuar të gjitha kërkesat e Lidhjes Shqiptare të Prizrenit. Kundër Abdyl Hamitit u luftua në fund të shekullit XIX deri në fillim të shekullit XX. Shqiptarët dhanë kontribut për revolucionin xhonturk, pas të cilit Abdyl Hamiti II u hoq nga froni.
Nga e ka prejardhjen fjala Grosh?
Groshiishte monedhë argjendi që përdorej gjatë mesjetës në Shqipëri. Për herë të parë është prerë në Venedik në vitin 1202.Në fillim vlera e një groshi ishte e barabartë me 1/24 e një dukati ari por erdhi duke rënë me kalimin në periudhën osmane.Në shek XVII-XVII kishtegroshë me vlera të ndryshme, që shkoninnga 70 deri në 120 akçe, baras me rreth 12-25 gram argjendi. Në shekullin e XIX groshi kishte vlerën e 40 parave, baras me1/100 e lirës turke.
Çfarë kuptohet me fjalën Bezisten?
Bezisteni ishte treg i mbyllur që shërbente për shitjen e mallrave të çmuar. Aty tregtoheshin pëlhura që importoheshin nga jashtë, argjendari, armë të zjarrit, gurë të çmuar etj. Tregu përfshinte një numër dyqanesh, ishte i fortifikuar, i siguruar me porta të mëdhadhe të rëndadhe ruhej natën nga njerëz të armatosur. Bezistenet ishin bërthamat më të rëndësishmetregtare të qendrave të mëdha qytetare. Në Shqipëri në shekujt XVII-XIX tregje të tilla u ndërtuan në Shkodër, Prizren, Berat, Prishtinë etj, nga njerëz të pasur dhe funksionarë të lartë. Me rëndësi ishin Bezisteni i Shkodrës, i ndërtuar nga veziri Ibrahim pashë Bushatlliu dhe ai i Prizerenit, që u dogj në vitin 1835
A është zënë rob nga romakët prijësi Bato?
Po. Bato ishte prijës i fisit ilir të desidiatëve . Njihet në histori siudhëheqës kryesor i kryengritjes së madhe të ilirëve në vitet 6-9pas Krishtit. Fitoi famë sepse zbatoi me sukses taktin e luftës popullore duke kaluarnga grupe të mëdha luftëtarësh në grupe të vogla, herë në veri e herë në jug të vendit. E filloi kryengritjen i pari dhe arriti të vihej në krye të saj me luftën e tij të paepur kundër pushtuesve romakë. Si komandat ushtarak energjik ai korri disa fitore dhe eudhëhoqi kryengritjen deri në fund, kur romakët arritën ta zënë rob. Me emrin Bato njihen edhe prijësa të tjerë ilirë, si Batoja i fisit të breukëve, Batoja sundimtarë i dardanëve etj.
Është e vërtetë, që është e rrezikshme të qëllosh në ajër?
Po, është llogaritur që një plumb i qëlluar në ajër, bie në tokë me një shpejtësi mes 160 deri në 240 km/h: mjaftueshëm për të hyrë në lëkurën e njeriut dhe të ketë pasoja për jetën, në rast se një i tillë të bie në kokë. Por ky person nuk do të jetë ai që ka qëlluar, kjo për shkak të ndryshimeve që pëson trajektorja nga era, probabiliteti që plumbi të bjerë brenda një rrezeje 3 metër katrorë është vetëm 1 në 125.