"Prandaj ata të dy u bënë bashkë, se i lidhte parja e fëlliqur"
Të gjithë shqiptarëve në Shqipëri e në botë kudo ku janë, por edhe aty që marrin guximin e vazhdojnë të besojnë përrallat tani fare lakuriq e pa mbret fare të Berishës. Mua s'më vjen ndot vetëm kur mendoj se Kryeministër i vendit tim është jo vetëm një psikopat i vërtete, një delirant mashtrues, një histerik i sëmurë por edhe hajdut në babëzi e gënjeshtar i pashoq, që s'e ka shokun. Ia kaloi edhe vetë Nanos në këtë babëzi. Prandaj ata të dy u bënë bashkë, se i lidhte parja e fëlliqur.
Provat e këtij krimi që na ka prishur gjakun, janë sheshit. Faktet tepër të thjeshta edhe për një buf, jo më për qenie njerëzore që kanë sy, veshë e tru (mjafton të kesh edhe vetëm pak tru, edhe pa shumë mendje, për të kuptuar të vërtetën lakuriq).