"Rruga e Kombit", një ekspozitë historike nga talentet e rinj

Pikturë, grafikë, fotografi, skulpturë dhe video instilacion në Sheshin Nënë Tereza
"Rruga e Kombit", kështu titullohet ekspozita, që do të hapet sot në Sheshin Nënë Tereza, e cila vjen si bashkëpunim i Ministrisë së Kulturës dhe Galerisë së Arteve të Shqipërisë në bashkëpunim me Ministrinë e Kulturës së Kosovës. Në këtë ekspozitë marrin pjesë artistë të rinj nga Shqipëria dhe Kosova, të cilët do të prezantojnë punime si në fotografi, pikturë, skulpturë video-instalacion etj. Tema e kësaj ekspozite, e cila vjen me titullinRruga e Kombit , është temë që shpreh dhe përcjell mesazhin e vlerave të përbashkëta midis dy shteteve, si dy pjesë përbërëse të një kombi. Kjo ekspozitë lindi si nevojë për të krijuar ura lidhëse për bashkëpunim dhe komunikim të vazhdueshëm midis Shqipërisë e Kosovës, në botën e artit dhe shkëmbimeve midis gjeneratës së re. Bari Toptani, e cila është pjesë e këtij projekti nga Galeria Kombëtare e Arteve, tregon se në këtë ekspozitë përveçse punimeve të ndryshme që do të prezantohen sot në Sheshin Nënë Tereza do të ketë dhe organizime të tjera, të cilat do të sjellin një atmosferë festive në hapjen e kësaj ekspozite të veçantë. Ekspozita historike titullohet Rruga e Kombit dhe është një bashkëpunim mes artistëve të rij rinj shqiptarë dhe atyre kosovarë. Ekspozita Rruga e Kombit është nën patronazhin e Ministrisë së Kulturës Rinisë dhe sporteve dhe përveç punimeve, të cilat do të prezantohen në të do të ketë dhe një organizim dhe në disa aspekte të tjera ku do të ketë valle, këngë, kokteil, etj. Për të gjithë pjesëmarrësit në ekspozitë do të shpërndahen certifikata nga titullari i kulturës Ardjan Turku. Tema ka qenë e lirë mbi ekspozitën historike , dhe kemi pasur shumë punime, të cilat kanë konkurruar për këtë ekspozitë, tregon piktorja Bari Toptani, e cila shton më tej se kjo iniciativë ndërmerret për herë të parë në vendin tonë dhe është një prej projekteve më të rëndësishëm. Sipas saj në këtë ekspozitë do të prezantohen punime, të cilat do të jenë të ideve të ndryshme. Secili nga artistët do të prezantojë punime ashtu si ata e kanë menduar, duke dhënë idenë e tyre. Artistja Toptani tregon më tej se në këtë ekspozitë janë vënë re një larmi punimesh si abstrakte, pjesë nga jeta reale etj. Artistët e kanë interpretuar ashtu si e kanë menduar ata. Ata kanë marrë objektet ashtu si e kanë lidhur me imagjinatën e tyre. Secili prej tyre ka prezantuar punime të ndryshme, ka forma abstrakte, ka pjesë reale të jetës, por në përgjithësi kanë karaktere të ndryshme punimet e tyre Punimet do të jenë të vendosura në stenda, do të ketë edhe video që do shfaqen njëra pas tjetrës, etj, tregon artistja Bari Toptani. Ndërkohë që ky projekt ka nisur disa javë më parë, si një ide e dy institucioneve ministrore të kulturës së Shqipërisë dhe asaj të Kosovës dhe artistja Bari Toptani tregon se nga Galeria Kombëtare e Arteve janë angazhuar dy të rinj, në këtë projekt që janë një nga ministria dhe një nga Galeria e Arteve. Në këtë ekspozitë sot do të prezantohen 40 punime të përzgjedhura nga një komision i përbashkët nga të dy palët. Në fund të aktivitetit do të jepen dy çmime, një nga Ministri i TKRS-së,z.Ardjan Turku dhe tjetri nga zv/ministrja e kulturës të Kosovës. Projekti mbi ekspozitën që do të hapet sot në sheshin Nënë Tereza ka nisur disa javë më parë që në datën 25 maj. Punimet, të cilat duhej të dorëzoheshin nga data 25 maj deri më 3 qershor në Muzeun Historik Kombëtar u përzgjodhën me kujdes nga komisioni profesional i MTKRS-së. Artistët pjesëmarrës në këtë ekspozitë janë nga mosha 17-28 vjeç. Punimet që u pranuan në këtë ekspozitë ishin të disiplinave të ndryshme si pikturë, grafikë, fotografi, skulpturë dhe video instalacion. Kriteri bazë për përzgjedhjen dhe vlerësimin e punimeve u bë mbi nivelin artistik mbi tematikën Rruga e Kombit.