E Shtunë, 31 Tetor 2026

Meta: Rama-Berisha bëjnë zhurmuesin sepse nuk kanë argumente dhe program

Kreu i LSI: Unë kryeministër, Rama kryetar bashkie
Lideri i Lëvizjes Socialiste për Integrim, Ilir Meta shpalosi në detaje Planin për Veprim në emisioni Ora e Debatit, duke deklaruar se LSI do të udhëheqë shqiptarët pas 28 qershorit. Më tej, Meta u shpreh se ka paraqitur një program konkret për të nxjerrë shqiptarët nga kriza, ndërkohë sipas tij, dy forcat e tjera të vjetra, përkatësisht PD e PS nuk kanë një program real për krizën, ato vetëm bëjnë sikur interesohen, por në të vërtetë fshihen nga hallet e qytetarëve duke bërë vetëm zhurmë mediatike. Për sa i përket qeverisjes pas 28 qershorit për të vendosur planin e tij në zbatim, Meta edhe një herë e mohoi kategorikisht çdo lloj koalicioni me Berishën, por vetëm me faktorët e majtë me datë 29 qershor. Sipas Metës, me fitoren e krahun të majtë, Rama do të mjaftohet me një  kryetar bashkie dhe kryeministër do të jetë ai vetë. Ne do të krijojmë qeverinë. Fakti që Rama nuk kandidon si deputet nuk mund të behët kryeministër, pasi qeveria buron nga parlamenti e jo nga bashkia. Megjithatë, nëse Rama i merr 71 deputet mund të bëhet kryeministër, përndryshe ta harrojë, u shpreh Meta. Më tej ai tha se vota për LSI është vota për të nxjerrë Shqipërinë nga kriza. Vendin nga kriza e nxjerr vetëm LSI, këtë nuk mund ta bëjnë as Berisha as Rama, ata edhe sikur të fitojnë nuk e dinë se çfarë të bëjnë pas 28 qershorit sepse nuk kanë një program të qartë, u shpreh Meta. Lideri i LSI tha se te Rama dhe Berisha nuk shikonte ndonjë mundësi për të paraqitur diçka konkrete, ata nuk dalin në debate sepse nuk kanë argumente dhe bëjnë sikur zihen duke u fsheh paaftësinë e tyre. Me tej Meta u ndaj te Plani për Veprim, i cili bazohet në rritjen ekonomike të vendit, dhe ka në themel hapjen e 100 mijë vende pune. Prioritetet tona për të investuar në buxhetin e shtetit janë në degët e ekonomisë së shtetit, të cilat do të rrisin prodhimin në vend. Plani për Veprim ka prioritet që brenda 1 viti të dyfishojë buxhetin për bujqësinë.  Kjo politikë e jona do të sigurojë një orientim të prodhimeve dhe hapjen e 50 mijë vende pune vetëm në industrinë agro-përpunuese. Pra ne do të orientojmë prodhuesin vendas që të prodhojnë ato kultura që i përgjigjen interesave të vendit. Ne do të realizojmë të gjitha ato politika të cilat e kthejnë ekonominë tonë nga një ekonomi konsumatorë në një ekonomi prodhuese, në një ekonomi konkurruese, në një ekonomi që punëson shqiptarët dhe u krijon mundësi që të mbajnë familjet e tyre dhe ti rrisin fëmijët e tyre me dinjitet, vijoi Meta. Ai gjithashtu siguroi se në programin e tij  ka prioritet edhe punësimin e të rinjve që mbarojnë shkollën e lartë, dhe për këtë ka disa iniciativa konkrete, sidomos duke i krijuar lehtësira të mëdha hapjes së bizneseve të reja. Ne kemi një plan konkret për sa i takon transportit detar, sepse deri më tani të gjitha vendet fqinjë e kanë flamurin e Shqipërisë në listën e zezë. Ne parashikojmë të krijojmë rreth 20 mijë vende pune vetëm në transportin detar dhe Partia Socialiste nuk ka asnjë argument për të kundërshtuar programin tonë për qeverisjen e ardhshme, tha Meta. Kreu i LSI tha se në 28 Qershor shqiptarët do të votojnë për LSI se e kuptojnë që vetëm kjo forcë politike mund ti nxjerrë nga kriza ekonomike dhe sociale e mbi të gjitha nga kriza e besimit që ofrojnë alternativat e vjetra, me në krye alternativën më të vjetër që përfaqëson vetëm kryeministri në largim Sali Berisha. Gjatë diskutimim Meta siguroi dhe njëherë se 28 Qershori është dita që jo vetëm do të largojë nga pushteti Sali Berishën, por 28 Qershori është një ditë shumë e rëndësishme, sepse do të sjelli në pushtet një mazhorance të re progresiste dhe të majtë, suksesin e së cilës do e garantojë LSI si forca më koherente dhe më e qartë për të zgjidhur problemet më të mëdha që ka vendi, si forca e vetme që ka një program të qartë për të nxjerrë gjithë qarkun e Lezhës nga kriza ekonomike, si forca më e qartë që ka një program konkret për të punësuar 100 mijë shqiptarë. Së fundi Meta deklaroi se pas 28 qershorit, koalicioni me socialistë do të jetë i padiskutueshëm për interesa të vendit dhe për të nxjerr në pension Sali Berishën, por nuk mund ta pranojë Ramën si kryeministër.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›