E Diel, 1 Nëntor 2026

Kosovë, kuvendi miraton Kushtetutën

 

Të 107 deputetët e pranishëm në sallë kanë miratuar sot në kuvendin e Kosovës dokumentin themelor të shtetit, kushtetutën. Presidenti Fatmir Sejdiu e ka cilësuar miratimin e këtij dokumenti si çelësin dhe garancinë kryesore në ndërtimin e shtetit më të ri në Ballkan. Pas tij, përpara deputetëve kryeministri Hashim Thaçi falenderoi të gjithë ata që punuan për të arritur ditën e sotme, që shënon fillesat e një shteti të ri.

Kushtetuta e sapomiratuar, e cila përmban 14 kapituj,do të hyjë në fuqi më 15 qershor, duke plotësuar në të gjitha detajet shtetin e Kosovës, i cili tashmë ka shumë për të bërë në arritjen e standarteve për anëtrarësimin në organizmat ndërkombëtare.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›