Peru Rally Dakar
Piloti veteran francez, Stephane Peterhansel ka marrë kryesimin e “Rally-t të Dakarit”, pas etapës së dytë të zhvilluar në shkretëtirën e Piskos në Peru.
Kampioni në fuqi i garave Mini-Countryman kryeson me 2 minuta e 38 sekonda avantazh ndaj afrikano-jugori Giniel de Villiers me Toyota, ndërsa pas tyre ndodhet francezi tjetër, Ronan Chabot.
Spanjolli Carlos Sainz, fitues i rally-t në vitin 2010 zhgënjeu, duke humbur rrugën në dunat e rërës dhe ndodhet i dhjeti me mbi 18 minuta vonesë.
Për motorë, gara kryesohet nga Joan Barredo Bort. Spanjolli ka mbi 5 minuta e gjysmë avantazh nga portugezi Ruben Faria.